EKZEKUTIMI I GJYQTARIT/ “Po humbja gjyqin!”- Elvis Shkambi pranon vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja – çfarë deklaroi në Komisariat

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka pranuar krimin në Komisariatin Numër 1.

Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.

Është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme gjyqtari Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.