Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Gjykatën e Apelit Tiranë nga një person që Policia thotë se e ka arrestuar, është emëruar për herë të parë si magjistrat më 24 nëntor të vitit 1993 në Shkodër.
Në Gjykatën e Shkodrës ka shërbyer për shumë vite, para se të emërohej në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Astrit Kalaja, e ka kaluar Vettingun në vitin 2019, por komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra me pretendimin se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament me sipërfaqe 109,5 m2, si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë brenda së cilës ndodhet edhe një ndërtim informal përdhes prej 60m2.
KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja në janar të vitit 2022’.
Astrit Kalaja është zgjedhur edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.
Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës.
Vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës së Apeli. Ai ka mbajtur përkohësisht edhe postin e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Shkodrës.
Konkretisht nga viti 1993 dhe deri qershor 2004 punoi si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër. Në Qershor 2004 dhe deri në 31 janar 2023 në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndësa vitet e fundit shërben në Gjykatën e Apelit Tiranë.









