PERMBYSJA POLITIKE/ Koalicioni qeverisës i Merz dhe Klingbeil po humbet terren – Ekstremi i djathtë kryeson në sondazhet e fundit në Gjermani 

AfD-ja e ekstremit të djathtë merr kryesimin në Gjermani.

Sipas sondazheve, partia Alternativa për Gjermaninë ka arritur një rekord prej 26% dhe, për herë të parë në histori, ka zënë vendin e parë, raporton BILD.

Koalicioni qeverisës i Merz dhe Klingbeil po humbet terren, së bashku ata marrin rreth 40% në sondazhe dhe nuk mund të ruajnë shumicën.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, blloku CDU/CSU së bashku me AfD do të kishin avantazhin, me AfD që del si partneri kryesor.

Kancelari Friedrich Merz po humbet gjithashtu besimin e publikut. Sipas sondazheve vetëm një e katërta e gjermanëve janë të kënaqur me performancën e tij, ndërsa dy të tretat shprehin pakënaqësi.