Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Donald Trump zhvilluan këtë të premte një bisedë telefonike,
Komunikimi midis dy udhëheqësve, vjen në një kohë kur tensionet tregtare e gjeostrategjike janë të larta.
“Presidenti kinez Xi Jinping pati një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump”, raportuan mediat ndërkombëtare.
Presidenti amerikan e kishte njoftuar komunikimin e sotëm në ditët e mëparshme, kur po fliste për marrëveshjen SHBA-Kinë për TikTok.









