TELEFONATA/ Tensionet tregtare dhe gjeostrategjike, Trump bisedon me Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Donald Trump zhvilluan këtë të premte një bisedë telefonike,

Komunikimi midis dy udhëheqësve, vjen në një kohë kur tensionet tregtare e gjeostrategjike janë të larta.

“Presidenti kinez Xi Jinping pati një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump”, raportuan mediat ndërkombëtare.

Presidenti amerikan e kishte njoftuar komunikimin e sotëm në ditët e mëparshme, kur po fliste për marrëveshjen SHBA-Kinë për TikTok.