TRONDITESE/ Polici 56-vjeçar në Përmet lidhje intime me të miturën – 16 vjeçarja ngacmohej edhe nga njerku, tre të arrestuar dhe një në kërkim (EMRI-FOTO) 

Qyteti i përmetit është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se një efektiv i policisë Artur Ago 56 vjeç ka patur marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare, nga Këlcyra.

Rasti është bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, çka çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku këta të fundit morën në dorëzim rastin.

Nga kërkimet e grupit hetimor është zbuluar, se ngjarja ka të bëjë me disa video dhe foto me përmbajtje intime, të cilat janë shpërndarë virtualisht dhe u përkasin disa të rinjve që mendohet se janë shokë të vajzës.

Të rinjtë kanë tentuar ta shantazhojnë efektivin duke i kërkuar para kundrejt mospublikimit të videove dhe fotove intime. Deri tani, janë shoqëruar shtatë persona, dhe janë lëshuar 4 urdhra arresti nga Prokuroria.

Policia ka arrestuar dy shantazhuesit, në kërkim është dhe një i tretë, po ashtu është vënë në pranga edhe njerku i të ,miturës pasi akuzohet se  kryente veprime të turpshme me të.