RAMA 4/ Zbardhet programi qeverisës: Pensioni minimal 200 euro; ai mesatar 400 euro deri në 2029-ën

Panorama.al ka zbardhur programin qeverisës “Rama 4” që do të prezantohet ditën e nesërme (18 Shtator) në seancën parlamentare në Kuvend.

Në programin qeverisë, kërkohet që deri në fund të vitit 2029 të garantohet pensioni mesatar prej rreth 400 euro për kontribuesit e plotë dhe ai minimal 200 euro.

Gjithashtu kërkohet ulja e informalitetit në tregun e punës përmes nxitjes së deklarimit të pagave reale për të rritur bazën e kontributeve.

Pjesë nga programi qeverisës për pensionet:

Të garantojmë pensione dinjitoze dhe financiarisht të qëndrueshme, të përafruara me standardet e BE-së dhe ILO-s, përmes rritjes graduale të përfitimeve, rritjes së bazës kontribuuese, digjitalizimit të plotë të sigurimeve shoqërore dhe mekanizmave të rinj të investimit për skemën e pensioneve.

  1. c) Punët Tona Përpara
  • Të garantohet deri në fund të vitit 2029 pension mesatar prej rreth 400 euro për kontribuesit e plotë dhe pension minimal 200 euro, si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale.
  • Digjitalizimi i plotë i sistemit të sigurimeve shoqërore (Regjistër elektronik, shërbime online end-to-end), për transparencë dhe gjurmueshmëri.
  • Ulja e informalitetit në tregun e punës përmes nxitjes së deklarimit të pagave reale dhe këshillimit sistematik të punëdhënësve/punëmarrësve, për të rritur bazën e kontributeve.
  • Përdorim sistematik i bonuseve sipas zhvillimeve ekonomike.
  • Pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave të fituara gjatë viteve të punës, deri në vitin 2030 në përputhje me standardet europiane/ILO.
  • Portabilitet ndërkufitar i përfitimeve: përfundimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë të pensioneve