QOKAT E ASHM/ Të njëjtët si 4 vjet më parë – Berisha shpërndan thërrimet e opozitës: Bardhi kryetar grupi, Gjekmarkaj n/kryetar Kuvendi – Bujar Leskaj voton kundër…

Gazment Bardhi është zgjedhur kreu i ri i grupit parlamentar të PD. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, u zgjodhën edhe nënkryetarët e PD.

“Në kryesinë e grupit parlamentar të PD nuk do të ketë dublikime funksionesh. Kryetar i grupit propozoj Gazment Bardhin”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Nënkryetar të grupit parlamentar u zgjodhën Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, ndërsa sekretare e grupit, Elda Hoti. Agron Gjekmarkaj u propozua për nënkryetar kuvendi.

Emrat u hodhën në votim dhe i vetmi që votoi kundër ishte Bujar Leskaj.