Gazment Bardhi është zgjedhur kreu i ri i grupit parlamentar të PD. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, u zgjodhën edhe nënkryetarët e PD.
“Në kryesinë e grupit parlamentar të PD nuk do të ketë dublikime funksionesh. Kryetar i grupit propozoj Gazment Bardhin”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Nënkryetar të grupit parlamentar u zgjodhën Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, ndërsa sekretare e grupit, Elda Hoti. Agron Gjekmarkaj u propozua për nënkryetar kuvendi.
Emrat u hodhën në votim dhe i vetmi që votoi kundër ishte Bujar Leskaj.









