INCIDENT NE FRANCE/ Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Antibes -raportohen dy të plagosur

Një mësues dhe një nxënës u plagosën sot në një sulm me thikë në Shkollën e Mesme Hortikulturore në Antibes, në departamentin Alpes-Maritimes, në jug të Francës.

Policia bëri të ditur se autori i sulmit u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.

Hetimet për motivet e sulmit janë ende në vijim.