Një mësues dhe një nxënës u plagosën sot në një sulm me thikë në Shkollën e Mesme Hortikulturore në Antibes, në departamentin Alpes-Maritimes, në jug të Francës.
Policia bëri të ditur se autori i sulmit u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.
Hetimet për motivet e sulmit janë ende në vijim.









