PARALAJMERIMI/ “Arkitektët të bëhen burra, jeni më pak trima se koleget”- Rama fyes kërcënues: Paketa ligjore është plot me “gropa” për ju, do shkoni me radhë tek supa

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar arkitektët se paketa ligjore është plot me “gropa” për ta, duke iu drejtuar “do shkoni me radhë tek supa”.

Rama u shpreh se arkitektët duhet të bëhen “burra” dhe sipas tij, t’i vendosin kufirin tek thana ndërtuesve duke u thënë “nuk lëviz nga projekti im”.

“Bëhuni burra, se ju arkitektët burra jeni më pak trima se arkitektet”, theksoi Kreu i qeverisë.

Edi Rama: Në këtë pikë të gjithë së bashku duhet të mendojmë si njerëz që jetojmë në këtë qytet, që rrisim fëmijët në këtë qytet, i them këtë arkitektëve “Bëhuni burra, se ju arkitektët burra jeni më pak trima se arkitektet. Bëhuni burra dhe vendosni kufirin tek thana këtyre ndërtuesve, thoni ‘ti nuk lëviz nga projekti im, ky është projekti im dhe pikë’”. 

Sa ta mësojnë nuk do ta kërkojnë më. Uroj të na mbështesni e ndihmoni! Mos bini në ndonjë gropë se nuk ju nxjerrim dot më pastaj. Mos shikoni këto që tha ministri se njeriu kur dëgjon neni kaq e neni aq fillon e humbet vëmendjen, por shihini mirë se është plot me gropa për ju aty, po hapni ndonjë gropë dhe nuk ju nxjerr dot më njeri pastaj, Dhe thoni kot pastaj jam arkitekt, jam arkitekt, do shkoni në radhë tek supa.