Çdo subjekt që nuk respekton rregullat teknike dhe nuk zbaton ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, do të përballet me sanksione të menjëhershme ligjore.
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bëri të ditur sot se drejtoria rajonale Tiranë ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë javës që lamë pas në sektorin e ndërtimit.
Gjatë këtyre kontrolleve, në 23 subjekte janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë. Për pasojë, është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm të punës, deri në plotësimin e kushteve të detyrueshme ligjore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve.









