SANKSIONET LIGJORE/ Shkelje të rënda të kushteve të sigurisë – pezullohet puna në 23 subjekte në ndërtim

Çdo subjekt që nuk respekton rregullat teknike dhe nuk zbaton ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, do të përballet me sanksione të menjëhershme ligjore.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bëri të ditur sot se drejtoria rajonale Tiranë ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë javës që lamë pas në sektorin e ndërtimit.

Gjatë këtyre kontrolleve, në 23 subjekte janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë. Për pasojë, është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm të punës, deri në plotësimin e kushteve të detyrueshme ligjore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve.