PASARDHESI I TEN HAG/ Xavi kontaktohet nga Leverkusen; ish-mesfushori katalanas merr vendimin

Te Bayer Leverkusen kanë nisur nga puna për të gjetur një trajner të ri, pas shkarkimit të Erik Ten Hag.

Holandezi u largua nga drejtimi i nënkampionëve, pas një humbje dhe një barazimi në dy javët e para të Bundesligës.

Sipas “Marca”, gjermanët kanë kontaktuar trajnerin Xavi Hernandez, për t’i besuar drejtimin e ekipit. Megjithatë përgjigja e spanjollit ishte negative. Xavi u kontaktua nga Leverkusen edhe në verë, si pasues i Xabi Alonsos, por edhe atëherë refuzoi.

Ish-tekniku i Barcelonës nuk duket i bindur për të marrë drejtimin e “Aspirinave”.

Drejtuesit tashmë duhet të shohin për alternativa të tjera për stolin, pasi koha nuk premton shumë.