PROCEDIMI/ Ndezi zjarr për të djegur disa mbeturina në Elbasan – nis procesi penal për 76-vjeçarin 

Një 76-vjeçar nga fshati Mjekës është proceduar penalisht nga prokuroria e Elbasanit, pasi i vuri flakën një sipërfaqeje me shkurre.

Prokuroria e Elbasanit thotë se ka nisur procedim për shtetasin B. J., 76 vjeç, pasi në fshatin Mjekës, ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.