LUFTA NE GAZA/ “Trump mbështet deklaratën e Netanyahut” – i dërguari special i SHBA, Witkoff: Edhe Presidenti dëshiron që të gjithë pengjet të kthehen

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump dëshiron që të gjithë pengjet të kthehen nga Gaza dhe bëri thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës. Duke iu referuar pranimit nga Hamasi të një armëpushimi të pjesshëm me një marrëveshje shkëmbimi pengjesh, Witkoff përsëriti se Presidenti Trump mbetet i përkushtuar për lirimin e të gjithë të burgosurve.

 “Trump ka qenë shumë i vendosur dhe i qartë në qëndrimin e tij. Ai dëshiron që të gjithë pengjet të kthehen. Ky është qëndrimi ynë “, theksoi ai, duke iu referuar postimit të fundit të presidentit të SHBA-së në Truth Social, ku ai theksoi se pengjet do të lirohen vetëm nëse Hamasi përballet dhe shkatërrohet.

Qëndrimi i Witkoff duket se përputhet me atë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili po shtyn përpara një fushatë më të gjerë ushtarake kundër Hamasit dhe ka thënë se Izraeli mbetet i përkushtuar ndaj një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për të liruar të gjithë pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës sipas kushteve të veta. Netanyahu nuk e ka hedhur poshtë në mënyrë të qartë propozimin që Hamasi miratoi këtë javë, duke lënë të hapur mundësinë e negociatave.

Witkoff vuri në dukje se ky konflikt duhet të përfundojë menjëherë. Ai tha se 20 pengje duhet tu kthehen familjeve të tyre, të burgosurit përkatës palestinezë duhet të lirohen dhe kjo çështje thjesht duhet të mbyllet paqja dhe qetësia duhet t’u vijnë njerëzve të Gazës dhe Gaza duhet të rindërtohet siç ka vendosur presidenti.

I dërguari amerikan duke folur për Fox News nuk i përmendi 30 pengjet e mbetura në Gaza, nga të cilët 28 janë konfirmuar të vdekur. Më herët këtë vit, Trump kishte shprehur mbështetjen e tij për një politikë të emigracionit masiv nga Gaza dhe rindërtimit të plotë të zonës, megjithëse në muajt e fundit ai duket se është distancuar nga ky qëndrim.