Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se takimi i tij me Presidentin amerikan Donald Trump ishte “konstruktiv, specifik” dhe “një bisedë shumë e mirë”.
Gjatë fjalës së tij, Zelensky falënderoi disa herë Trump për takimin dhe nënvizoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë po përpiqet të organizojë një takim trilateral mes tij, Zelensky-t dhe Vladimir Putinit.
“Ne do të ishim shumë të lumtur nëse një takim i tillë realizohet,” tha ai.
Zelensky shtoi se i kishte treguar Trump “shumë detaje” për situatën në terren, përmes një harte të fushëbetejës.









