TAKIMI I PERBASHKET/ Liderët e BE dhe Donald Trump në një tryezë – Zelensky: Presidentit amerikan e tregova hartën e…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se takimi i tij me Presidentin amerikan Donald Trump ishte “konstruktiv, specifik” dhe “një bisedë shumë e mirë”.

Gjatë fjalës së tij, Zelensky falënderoi disa herë Trump për takimin dhe nënvizoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë po përpiqet të organizojë një takim trilateral mes tij, Zelensky-t dhe Vladimir Putinit.

“Ne do të ishim shumë të lumtur nëse një takim i tillë realizohet,” tha ai.

Zelensky shtoi se i kishte treguar Trump “shumë detaje” për situatën në terren, përmes një harte të fushëbetejës.