PRONONCIMI/ “Nuk ka nevojë për armëpushim, po për një marrëveshje paqeje” – Trump: Nëse nuk ka takim trilateral luftimet do vazhdojnë

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë.

Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë, tha presidenti amerikan.

“Nuk mendoj se keni nevojë për një armëpushim. E dini, nëse shikoni gjashtë marrëveshjet që kam arritur këtë vit, të gjitha ishin në luftë, unë nuk bëra asnjë armëpushim”, shtoi ai.

“E di që mund të jetë mirë të ketë, por gjithashtu mund ta kuptoj, strategjikisht, pse një vend ose tjetri nuk do ta dëshironte atë. Keni një armëpushim dhe ata rindërtojnë e rindërtojnë e rindërtojnë dhe rindërtojnë dhe ndoshta nuk e duan këtë”, theksoi Trump.

Ai gjithashtu bëri të ditur se i pëlqen “koncepti i një armëpushimi” sepse njerëzit do të ndalonin së vrari, por “ne mund të punojmë për një marrëveshje ku po punojmë për një marrëveshje paqeje ndërsa ata janë duke luftuar”.

Trump tha se do të kenë një telefonatë “menjëherë pas” takimeve të tij sot.

Ai shtoi se mund të ketë ose jo një takim trilateral. Nëse nuk ndodh, luftimet do të vazhdojnë, ndërsa nëse realizohet, presidenti amerikan tha se ekziston një “mundësi e mirë” për t’i dhënë fund konfliktit.

“Ai po pret telefonatën time sapo të përfundojmë këtë takim,” tha Trump.