DEKLARATA/ Gjatë takimit me Zelenskyn – Trump: SHBA do vazhdojë të mbrojë popullin ukrainas! Ne prodhojmë armët më të mira, ia shesim NATO-s 

Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë një takimi me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar se do t’i ofrojnë mbrojtje ukrainasve të cilët përballen me luftën e ashpër të Rusisë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, u pyet nga gazetarët se edhe sa e gatshme do vazhdojë të jetë SHBA për të dhënë miliarda dollarë për Ukrainën teksa sulmet vazhdojnë. Trump tha shkurt: Ne po shesim armë.

“Gjëja e mirë është që amerika prodhon pajisjet më të mira mbrojtëse. Kemi 100% pajisje profesionale, armë që godasin, lëshojnë dy plumba në të njëjtën kohë. Ia shesim pajisjet NATO-s. 

Nuk e dime marrëveshjen e NATO-s me Ukrainën, por ne i shesim. Besoj bëhet fjalë për 350 miliardë dollarë armë. Kemi bërë progres në zgjidhjen e kësaj lufte.”-tha Trump.

Ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falenderoi Trump për mundësinë e armatimeve ndërsa theksoi se këto armë Ukraina i blen përmes një programi dhe marrëveshje që ka me NATO-n.

“Është e domosdoshme për ne që të blejmë armë dhe ju falenderojmë për mundësinë. Ne paguajmë për këto përmes një programi të NATO-s. 

Kjo është një pjesë e garancive të sigurisë, pra të pajisemi me armë dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme. Kemi folur me Trump që kemi vendime dypalëshe. Askush në europë nuk ka të tillë mbrojtje.”-tha Zelensky.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, hodhi akuza ndaj ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden. Trump theksoi se nëse ai s’do kishte bërë disa gjëra, nuk do ishin vrarë kaq shumë njerëz.

“Nëse ai s’do kishte bërë disa gjëra, s’do ishin vrarë kaq shumë njerëz. Do thoja që Biden ka qenë President i tmerrshëm dhe i pazoti.”-tha Trump.