FATI I ZHEGROVES/ Juventusi nuk ndalet në merkato – bardhezinjtë e kanë seriozisht për yllin shqiptar

Juventusi ka hyrë në bisedime me klubin francez të Lille për të arritur një marrëveshje të mundshme për transferimin e Edon Zhegrovës, raporton e përditshmja italiane Corriere dello Sport.

Bardhezinjtë po shpresojnë që në këtë operacion t’u vijë në ndihmë edhe ish-bashkëlojtari i shqiptarit te Lille, Jonathan David, i cili këtë verë është transferuar te “Zonja e Vjetër”.

Bianconerët duan të shtojnë një tjetër lojtar ofensiv në skuadër përpara mbylljes së merkatos, krahas synimit për rikthimin e Randal Kolo Muani nga PSG.

Përveç Juventusit, interes për sulmuesin anësor 26-vjeçar ka treguar edhe Olympique Marseille, që shihet si rivali kryesor në garë.