Qarkullimi i euros në vendin tonë ka regjistruar shifra rekord përgjatë këtij viti.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm në korrik janë kryer trasaksione në vlerën e 556.4 milionë eurove, duke regjistruar nivelin më të lartë përgjatë këtij viti.
Ndërsa në numër janë realizuar mbi 36 mijë të tilla. Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë vërehet se eurot që përdoren në ekonominë shqiptare kanë qenë më të shumta.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore gjatë periudhës janar-korrik në vend trasaksionet në monedhën europiane në sistemin AIPS arritën në 3.4 miliardë euro ose 22 % më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Këto të dhëna konfirmojnë sasisë së lartë të eurove që qarkullojnë në ekonominë shqiptare duke bërë që monedha europiane të qëndrojë në kufijtë e 97 lekëve.
Nëse vërejmë të dhënat e kursit të këmbimit euro është dobësuar përballë lekut me rreth 1 pikë pasi në fillim të muajit korrik këmbehej me mbi 98 lekë.
zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me turizmin pasi korriku shënon pikun e ardhjes së turistëve, remitancat që sjellin emigrantët por edhe me investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.









