BASHKEVEPRIMI I ALEANCES/ Stërvitja ushtarake në Letoni – NATO: Kur punojmë së bashku, asnjë minë nuk mbetet pas

Kur punojmë së bashku, asnjë minë nuk mbetet pas”, kështu ka deklaruar Aleanca Euroatlantike NATO në një postim në rrjetet sociale teksa ndanë pamje nga stërvitja e forcave ushtarake.

Ndër të tjera, NATO shkruan se inxhinierë ushtarakë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia dhe Spanja po stërviten për të përmirësuar aftësitë e tyre në hapjen me eksplozivë, ndërtimin e pengesave dhe pastrimin e minave.

Stërvitja po realizohet në Letoni ku pjesëmarrëse është edhe vendi ynë. Deklarata e NATO-s nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar kërcënimet moderne dhe për të garantuar sigurinë e trupave dhe civilëve në zonat e konfliktit.