Kur punojmë së bashku, asnjë minë nuk mbetet pas”, kështu ka deklaruar Aleanca Euroatlantike NATO në një postim në rrjetet sociale teksa ndanë pamje nga stërvitja e forcave ushtarake.
Ndër të tjera, NATO shkruan se inxhinierë ushtarakë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia dhe Spanja po stërviten për të përmirësuar aftësitë e tyre në hapjen me eksplozivë, ndërtimin e pengesave dhe pastrimin e minave.
Stërvitja po realizohet në Letoni ku pjesëmarrëse është edhe vendi ynë. Deklarata e NATO-s nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar kërcënimet moderne dhe për të garantuar sigurinë e trupave dhe civilëve në zonat e konfliktit.