TEKNIKU I DEMAVE/ Një serb për stolin – Partizani zgjedh trajnerin e ri

Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës pritet t’i besohet një emri të njohur në Superiore.

Bëhet fjalë për Mladen Milinkovic, i cili në Shqipëri ka drejtuar Luftëtarin ku spikati dhe më pas Kukësin.

Tekniku 57-vjeçar nga Serbia, vjen me një eksperiencë të madhe në stolin e disa ekipeve.

Milinkovic do të pasojë në stol të larguarin Skënder Gega, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit nga Conference League.