Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës pritet t’i besohet një emri të njohur në Superiore.
Bëhet fjalë për Mladen Milinkovic, i cili në Shqipëri ka drejtuar Luftëtarin ku spikati dhe më pas Kukësin.
Tekniku 57-vjeçar nga Serbia, vjen me një eksperiencë të madhe në stolin e disa ekipeve.
Milinkovic do të pasojë në stol të larguarin Skënder Gega, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit nga Conference League.









