“Tirana nuk është Teheran” – Rama flet për hapësirat publike: Mos t’i shkojë mendja njeriu të nisë lojën nga e para

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale flet për zaptimin e hapësirave publike.

Sipas tij nuk do të ketë asnjë biznes që do të lejohet të vazhdojë dhe paralajmëroi dënime të ashpëra për ata që nuk i kanë hequr deri më tani ose të do të tentojnë ti rikthejnë.

“Ka nga ata që ankohen që hoqët tendat mbeten karriget, është Tiranë nuk është Teheran, nuk kemi dalë me sulm për të shkatërruar sipërmarrjet e vogla, jetën mesdhetare të kafeneve etj, pro të vendosur kufirin, trotuari është i qytetarëve dhe një pjesë e tij mund të përdoren por me kufi. Nuk mundet dot që të moshuarit të mos kenë mundësi të ulen se janë vendosur tendat dhe janë ngritur strukturat metalike dhe dikush ka vendosur një tra dhe të mbledhë lekët. Ka edhe nga ata që nuk marrin vesh. Po bëjmë rregulloren kombëtare që do vendosë qartë kufijtë. Kemi studiuar shumë qytete si Barcelona apo Kopenhageni”, u shpreh Rama.

Rama tha se “kjo betejë do të vazhdojë deri në finalizimin e tij dhe deri sa qytetarët të kuptojnë se nuk mund të shtyjnë kufirin aty ku fillon jeta e komunitetit”.

Ai paralajmëroi për ndëshkime të forta për personat që zaptojnë hapësirat publike, teksa paralajmëroi hapjen e portalit “Hapësira Ime”, përmes të cilit qytetarët do të mund të denoncojnë rastet e zaptimit të hapësirave publike.

“E rëndësishme të kuptohemi se nuk është ideja hajde o burra të ndëshkojmë. Do hiqen të gjitha të tëra, do hiqen hap pas hapi. Është gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në proces duke çuar denoncime. Do hapet edhe një adresë e posaçme, portal hapësira ime. Duhet të ndahet mendja që nuk mund të shtohesh përtej kufirit ku nis jeta e komunitetit, kemi vendos plazhet publike, jemi shumë më mirë se vjet, por nuk jemi më mirë se sa duhet. Do të jenë ndëshkime të atilla, që mos ti shkojë mendja njeri të fillojë lojën nga e para. Mbrapa vjen rilindja urbane 2.0 jemi duke ngritur grupe që këto hapësira ti kthejmë në hapësira të bukura për komunitetin, pastrojmë tek 21 dhjetori, tek komuna e Parisit, por nuk mundet që gjërat të mbeten ashtu duhet të ndërhyjmë më projekte urbanistike për të krijuar hapësira të bukura publike. Ata që kanë prona që i përdorin si parkim e të paligjshme janë të ftuar të vijnë të marrin leje dhe të ndërtojnë parkime, me 2 apo 3 kate që mund të jenë godina shumë të bukura që mund të shfrytëzohen. S’ka për tu lejuar asgjë selektive, tentativat do bëhen, dikush do mbyllë sytë, por nuk do lejohet asgjë selektive, duke bashkëpunuar komuniteti me autoritetet.”, tha ai.