.Një person është mbytur në ujërat e lumit Mat pranë fshatit Berzane të Lezhës.
Peshkatari, së bashku me një mikun e tij, u fut në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu, do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë, për gjetjen e këtij shtetasi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.









