LUFTA TREGTARE/ Trump zgjat për 90 ditë marrëveshjen mbi tarifat me Meksikën

Presidenti Trump ka njoftuar në platformën e tij, Truth Social, se ai dhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e tyre aktuale.

Marrëveshja më e fundit midis SHBA-së dhe Meksikës është një “Tarifë prej 25% për Fentanilin, 25% për Makinat dhe 50% për Çelikun, Alumini dhe Bakrin”.

Trump thotë se shpreson të arrijë një marrëveshje tregtare me Meksikën brenda këtij afati kohor. Së bashku me njoftimin e zgjatjes, Trump thotë në postimin e tij në Truth Social se Meksika ka rënë dakord të “përfundojë menjëherë barrierat e saj tregtare jotarifë”.

“Do të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm në kufi për sa i përket të gjitha aspekteve të sigurisë, duke përfshirë drogën, shpërndarjen e drogës dhe emigracionin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Trump.

Trump gjithashtu thekson një marrëdhënie të përmirësuar me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum. Të dy udhëheqësit patën një bisedë telefonike të enjten në mëngjes.

“Gjithnjë e më shumë, ne po fillojmë ta njohim dhe ta kuptojmë njëri-tjetrin”, thotë ai