PAQJA NE UKRAINE/ SHBA në Këshillin e Sigurisë në OKB: Presidenti Trump kërkon marrëveshje paqeje mes Moskës dhe Kievit deri më 8 gusht

Presidenti amerikan Donald Trump synon arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë deri më 8 gusht, sipas një deklarate të përfaqësuesit amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të enjten.

“Si Rusia, ashtu edhe Ukraina duhet të negociojnë një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme. Është koha të arrihet një marrëveshje. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se kjo duhet të ndodhë deri më 8 gusht. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin masa shtesë për të siguruar paqen,” deklaroi diplomati amerikan John Kelly gjatë fjalës së tij në Këshillin 15-anëtarësh të Kombeve të Bashkuara.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet në frontin e Ukrainës mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon rrugëdalje diplomatike nga konflikti.