VIDEO-LAJM/ Cunami në Japoni shënon viktimën e parë. Një grua humb jetën teksa po i largohej dallgëve

Një grua humbi jetën në Japoni teksa përpiqej të largohej nga zona bregdetare e goditur nga cunami.

Në Japoni, paralajmërimet për cunami u dhanë herët në qytete përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë dhe u lëshuan urdhra evakuimi për dhjetëra mijëra njerëz.

Cunami u nxit nga tërmeti 8.8 ballë që goditi rajonin rus të Kamchatka.