VENDIMI/ Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica – ekzekutoi efektivin e Shqiponjave në Fier një vit më parë

Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i akuzuar për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia në maj të vitit 2024.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit, pasi efektivi i cili po shkonte të merrte detyrën u përball gjatë rrugës me autorin i që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe po bënte manovra të rrezikshme me mjetin e tij.

Pasi efektivi i kishte tërhequr vëmendjen, 23-vjeçari nxori armën që mbante pa leje dhe qëlloi me plumb në kokë efektivin.

Para grupit hetimor Azgan Mernica ka deklaruar se çdo gjë ka qenë momentale.

Sipas 23-vjeçarit, ai ka qenë së bashku me nënën e tij kur është ndeshur me makinë në fshatin Baltëz me efektivin e Shqiponjave.

Ky i fundit sipas të riut i ka bërë me dorë dhe ka menduar se e ka ofenduar.