KONFLIKTI I ÇASTIT/ Loja me domino përfundon në sherr – plagosje me thikë mes të moshuarve në Durrës

Një lojë dominoje në sheshin “Pranvera” në Durrës ka përfunduar me një të plagosur. Dy të moshuar janë konfliktuar mes tyre dhe, për pasojë, një 72-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur pas një debati të çastit, njëri prej të moshuarve ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur bashkëmoshatarin e tij.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.