DOSJA “META”/ SPAK merr të pandehur dhe nënën e Kryemadhit – i bëjnë kërkesë të ndryshojë avokatin sipas ligjit

Nëna e deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi është larguar nga ambientet e SPAK, ku pritej që ditën e sotme t’i komunikohej akuza.

Shkak i largimit është bërë kërkesa e prokurorëve që Fatime Kryemadhi të përfaqësohet nga një tjetër avokat, i ndryshëm nga ai që përfaqësohet vajza e saj, Monika Kryemadhi.

Fatime Kryemadhi do të paraqitet ditën e nesërme sërish në SPAK.