MASAT E ARRESTIT/ Vrasja e Anesti Ramës në Fier – lihen në burg 3 të dyshuarit; nënë e bijë mohojnë autorësinë në Gjykatë: Nuk e kemi bërë ne. E gjetëm të vdekur

Gjykata e Shkallës së Parë Fier mori në shqyrtim çështjen e vrasjes së Anesti Rama në Frashër të Fierit.

Të dyshuar janë vajza e tij Emalinda Rama, nëna e saj dhe një burrë i identifikuar si Çlirim Dogani.

Nënë e bijë deklaruan dhe mohuan ërfshirjen në vrasjen e Anesti Rama dhe thonë se nuk dijnë asgjë se kush e ka vrarë, thjesht e gjetën të vdekur. Pas provave të mbledhura nga policia, u vendos masa shtrënguese burg për Emalinda Rama, Valbona Rama dhe Çlirim Dogani.