Përplasja për karrigen e deputetit – KQZ shpërndau sot 37 mandatet e Tiranës; Celibashi u tërhoq për të marrë vendim mbi mandatin e Nisma “Shqipëria Bëhet”

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë.

Ndërkohë për të vendosur në lidhje me mandatin e Nisma “Shqipëria Bëhet”, kryekomisioneri u tërhoq për shqyrtim dhe shprehur pas 30 minutash.

Ja pretendimi i shprehur nga përfaqësuesja ligjore e Nismes “Shqipëria Bëhet” :

“Është regjistruar në KQZ, me vendim 237, si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Për efekt të këtij regjistrimi është depozituar edhe marrëveshja e koalicionit, subjektet kanë rënë dakord për lista të fiksuara dhe garë të hapur. Ka fituar 1 mandat, më datë 11 maj, koalicioni ka para dorë nga kandidimi para fillimit të procesi të rin dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorë është kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke  e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues. Në momentin e depozitimit të këtyre kërkesave, KQZ ka pasur 60 ditë kohë të shprehej sipas kushtetutës. KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë. Kur se ka ushtruar këtë detyrim, nëse KQZ nuk merr vendim brenda afatit, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje. Përsa kohë KQZ s’ka marrë vendim për të refuzuar ose pranuar dorëheqjet, ato konsiderohen të miratuara në heshtje dhe ne kemi kërkuar konfirmimin e miratimit të heshtur. Zeqiri u pendua më 15 korrik, pas këtij afati. Nuk mund të konsiderohet. Prano dorëheqjet e listës së mbyllur dhe bëj shpëndarjen e mandatit te më i votuari i listës së hapur”, tha Dorina Prethi.