DETAJE/ Kukureja tregon momente nga fitimi i Botërorit të Klubeve: Prisnim që Trump të largohej nga podiumi; askush nuk pati guxim t’i fliste!

Lojtari i Çelsit, Kukureja ka zbuluar diçka mjaft interesante sa i takon ceremonisë kur Blutë e Londrës fituan Kupën e Botës për Klube.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, spanjolli u shpreh se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, refuzoi të largohej nga podiumi pas dorëzimit të trofeut.

Një veprim i tillë, me siguri shkaktoi habi te Çelsi, ndërsa Kukurreja pranoi se ai kishte frikë dhe se asnjë nuk kishte guxim që t’i fliste.

Të gjithë ne po prisnim që ai të largohej, por ai nuk kishte këtë qëllim. Shikimet tona u kryqëzuan dhe ai na tha: ‘Ngrijeni lart, unë po qendroj këtu!.

Të them të drejtën askush prej nesh nuk kishte guxim që t’i drejtohej atij, e dini mirë këtë pjesë… unë isha i trembur”, -tha Kukureja