Sali Berisha, ka publikuar një video, me pamjet nga një qendër votimi në Gramsh, që sipas tij është një nga provat se si është realizuar nxjerrja jashtë qendrave të fletëve të votimit, ose siç njihet ndryshe ‘treni bullgar’.
Nga video e publikuar, shfaqen disa persona, madje edhe një punonjës policie, ndërsa një komisioner mban një letër, që sipas demokratëve është fletë votimi
“Del jashtë qendrës, jep fletën e votimit sepse duhet të realizojë Trenin Bullgar.
E nxjerr fletën e votimit, ia jep kryetarit, më pas e hedh përsëri në kutinë e votimit. Këta bëjnë ç’të duan me fletën e votimit.
Patronazhisti i shoqëron votuesit në dhomën e fshehtë dhe voton për ta. Ata futen formalisht, sikur të jenë manekinë.
Edhe këtu nxirret fleta e votimit jashtë për të krijuar karuzelin apo Trenin Bullgar.
Ja me fletë del ai. Tani kthehet prapë.
Me qindra kuti janë me një fletë votimi mangët, çka është dukuria absolute e karuzelit apo Trenit Bullgar.
Edhe në tabelën e rezultateve del mangët fleta e votimit.
Pra, në çdo qendër votimi, dokumentohen elementë të pakundërshtueshëm të farsës elektorale”, shprehet Berisha.









