Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim penal për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit dhe Eco Alb.
Sipas gazetarit Fatmir Popja, mëngjesin e sotëm janë ushtruar 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të përfshirë.
Gjithashtu sipas gazetarit, policia ka bastisur edhe shtëpinë e administratorit të kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, Leli Kraja.
Sa u përket hetimeve, gazetari raportoon se në fokus janë disa zëvendëskryetarë bashkish të qarkut Elbasan dhe drejtorë juridikë dhe finnciarë, që dyshohet tëë kënë pasur rol aktiv në marrëdhëniet me kompaninë që menaxhon mbetjet.
Pritet që të ketë masa sigurie për disa prej zyrtarëve vendorë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me fondet publike në bashkëpunim me kompninë “ECO-ELB”.









