TRAGJEDI NE ELBASAN/ Po ruanin bagëtitë – dyshohet për dy fëmijë të mbytur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy vëllezër të mitur kanë humbur jetën pasi janë mbytur në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, vëllezërit, të moshës 8 dhe 10 vjeç, kishin dalë për të ruajtur bagëtitë dhe më pas janë futur në ujërat e lumit, ku dyshohet se janë mbytur.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes por Policia e Elbasanit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie