TELEFONATA/ Putin bashkebisedon me Erdoganin – në fokus marrëveshja e paqes me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike me udhëheqësin turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se është i gatshëm të kërkojë një zgjidhje diplomatike për konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. 

“Duke folur për Ukrainën, Vladimir Putin riafirmoi angazhimin e tij parimor për të gjetur një zgjidhje politike dhe diplomatike për konfliktin”, tha zyra e shtypit e Kremlinit në një deklaratë të premten.  

Kujtojmë se me 2 qershor, në Stamboll të Turqisë u zhvillua raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë. Palët shkëmbyen memorandume që sqaronin kushtet e tyre për zgjidhjen e konfliktit. 

Ata gjithashtu ranë dakord të kryenin një shkëmbim “të gjithë për të gjithë” të të burgosurve të luftës të sëmurë rëndë dhe atyre nën 25 vjeç, të paktën 1,000 persona nga secila palë. 

Përveç kësaj, palët ranë dakord që Rusia do t’i dorëzonte Kievit trupat e 6,000 ushtarëve ukrainas. Ndihmësi i Presidentit rus Vladimir Medinsky, i cili kryesoi delegacionin e Moskës në bisedime, konfirmoi të hënën se Rusia e respektoi angazhimin e saj duke transferuar trupat e 6,060 ushtarakëve ukrainas në Kiev. 

Raundi i parë i bisedimeve u mbajt në Stamboll më 16 maj, ku palët ranë dakord për një shkëmbim 1,000 të burgosurish për 1,000 dhe shkëmbyen memorandume mbi mënyrat për të zgjidhur krizën.