Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi i legalizimeve duhet të përfundojë brenda viti 2028.
Sipas Ramës, ky afat është premtuar dhe duhet të mbyllet sa më parë.
“Kjo punë duhet të mbyllet. Legalizimet duhet të mbyllen. Do t’i mbyllim brenda mandatit të 4. Kemi vënë objektiv 2028, duhet të bëjmë brenda 2028. Njerëzit duhet të marrin përfundimisht legalizimet. Kjo fjala proces duhet të mbarojë. Nuk ka proces”, theksoi Rama.









