SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhërarreste
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion në Shkodër, duke lëshuar 13 urdhër-arreste për persona të dyshuar për vepra korruptive dhe kriminale.
Dyshohet se grupi griminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe zyrtarë të policisë, të cilët dyshohen për përfshirje në skema të paligjshme.
Operacioni është pjesë e përpjekjeve të SPAK për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.
Me urdhër të SPAK një aksion po zhvillohet në qarkun e Shkodrës.
Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se deri më tani mësohet se janë prerë 13 urdhër arreste. Mes tyre edhe persona që kanë qënë në polici.
Ndërkohë janë firmosur edhe disa urdhër kontrolle në Shkodër.
Mësohet se grupi në fjalë akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Aksioni pas zbërthimit të aplikacionit Sky.









