Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i cili nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që nis punimet në shtator, duket se ka shpërndarë një mesazh të koduar për kreun demokrat, Sali Berisha, të cilin gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama e pagëzoi me emrin ‘Bufi i kënetës’.
Sula ka publikuar një rrjet një foto duke mbajtur një buf në dorë, për të cilin shkruan “i ulur në mes të rrugës, tamam si një simbol i rezistencës së vjetër që s’di të ikë, por as të ecë përpara. Sytë e tij si të një sistemi që ndjek çdo lëvizje, por nuk kupton asnjë drejtim”.
Postimi nga Dashnor Sula
Diku mes dritës së mëngjesit ???? dhe terrinës që nuk do të ikë pa zhurmë, u shfaq Ai… Bufi????. i heshtur, i përhumbur, por gjithmonë nën vëzhgim????.
I ulur në mes të rrugës, tamam si një simbol i rezistencës së vjetër që s’di të ikë, por as të ecë përpara. Sytë e tij si të një sistemi që ndjek çdo lëvizje, por nuk kupton asnjë drejtim.
Dhe po, për pak sekonda më pa si për të më thënë: Këtu jam ende!
Por unë buzëqesha. Sepse ndryshe nga ai, unë nuk kam frikë nga drita????









