Zjarr në Kardhiq të Gjirokastrës, digjet një sipërfaqe me bimësi të thatë

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Kardhiq të rrethit Gjirokastër nga ku rportohet se një sipërfaqe prej rreth 3 dynym me bimësi u dogj. Sipas informacioneve, zjarr i rënë pranë banesave rrezikoi përhapje më të madhe për shkak të erës së fortë.

Gjithashtu bëhet me dije se 2 automjete zjarrfikëse me 2 grupe shpëtimi kanë ndërhyrë në kohë dhe arritën të vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur dëme të tjera.