Pas muajsh spekulimesh dhe heshtjeje mediatike, aktori Ben Affleck ka reaguar për herë të parë lidhur me ndarjen nga këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez.
Në një deklaratë që pretendohet t’i jetë zbuluar “RadarOnline” nga një burim pranë tij, aktori 52-vjeçar u shpreh:
“I uroj fat… sepse të dalësh me JLo nuk është gjë e vogël.”
Deklarata vjen në një moment kur Jennifer Lopez ka filluar një lidhje të re me aktorin britanik Brett Goldstein, 41 vjeç, i njohur për rolet në komeditë romantike, mes tyre edhe në filmin “Office Romance”.
Affleck, duke komentuar marrëdhënien e re të Lopez, shtoi:
“Brett duket si një djalë i mirë… por ai është gati të hahet i gjallë nga uragani JLo.”
Lopez, e njohur për disiplinën e lartë në punë dhe standardet që vendos në jetën e përditshme, duket se ka lënë gjurmë të thella edhe tek ish-partneri i saj:
“Jennifer është kërkuese, ka standarde të pamundura dhe një stil jetese që jo të gjithë mund ta përballojnë. Unë nuk munda, dhe e konsideroj veten një person mjaft të ekuilibruar.”
Marrëdhënia mes Affleck dhe Lopez ka qenë një nga më të komentuarat e dekadës së fundit. Çifti u ribashkua në vitin 2021, u martua fillimisht në një ceremoni civile në Las Vegas dhe më pas organizuan një ceremoni zyrtare në vitin 2022. Divorci i tyre u finalizua në gusht të vitit 2024, pikërisht në përvjetorin e dytë të martesës.









