Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka nominuar Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, çmimi ndërkombëtar më i profilit të lartë që i jepet një individi ose organizate që konsiderohet se ka bërë më shumë për të “përparuar miqësinë midis kombeve”.
Në letrën e tij drejtuar Komitetit të Nobelit, të cilën e ndau në internet, Netanyahu tha se Trump kishte “demonstruar një përkushtim të palëkundur dhe të jashtëzakonshëm për të promovuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë botën”.
Trump, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, është nominuar dhe më parë. Pakistani tha në qershor se do ta rekomandonte Presidentin e SHBA për ndihmën e tij për zgjidhjen e një konflikti midis Indisë dhe Pakistanit.
Emërimi i Trump nga Netanyahu ka ngjallur skepticizëm në disa qarqe, përfshirë ish-kryeministrin suedez Carl Bildt, i cili tha se Netanyahu po përpiqej t’i bënte lajka Trump. Nëse ai e fiton çmimin, do të jetë presidenti i pestë i SHBA-së që e merr atë, pas Theodore Roosevelt, Ëoodroë Ëilson, Jimmy Carter dhe Barack Obamës.
Sipas testamentit të industrialistit suedez Alfred Nobel, çmimi duhet t’i shkojë personit “i cili ka bërë më shumë ose më të mirën për të çuar përpara miqësinë midis kombeve, heqjen ose zvogëlimin e ushtrive të përhershme dhe krijimin dhe promovimin e kongreseve të paqes”.
Komiteti Norvegjez i Nobelit, i cili përbëhet nga pesë individë të emëruar nga parlamenti norvegjez, është arbitri. Anëtarët shpesh janë politikanë në pension, por jo gjithmonë. Komiteti aktual drejtohet nga kreu i degës norvegjeze të PEN International, një grup që mbron lirinë e shprehjes.
Të gjithë ata propozohen nga partitë politike norvegjeze dhe emërimet e tyre pasqyrojnë ekuilibrin e pushtetit në parlamentin e Norvegjisë.









