DIGJET BANESA/ Zjarr në fshatin Trebinjë – një shtëpi përfshihet nga flakët; dyshimet e para

Një banesë është përfshirë nga flakët, pak minuta më parë, në fshatin Trebinjë të Mokrës.

Sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur menjëherë në të gjithë banesën. Fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin pa marrë lëndime.

Nga banorët e zonës është njoftuar policia dhe zjarrëfiksja, e cila ndodhet rrugës për në fshatin Trebinjë, në një distancë të largët nga qyteti i Pogradecit.

Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të shumta