Një tjetër produkt ushqimor që tregtohet në Shqipëri ka një slogan dhe përmbajtje me elementë mashtrimi dhe është çorientuese për publikun.
Këtë alarm për sigurinë ushqimore e ngriti sot drejtuesi i një OJF-je që ka në fokus kryesor mbrojtjen e konsumatorit, Granit Sokolaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sokolaj ndan detaje dhe pamje të produktit, që tregtohet si një kos i lëngshëm me fruta dhe që sipas tij është një rast alarmi dhe duhet të vendosë para përgjegjësisë ligjore kompaninë importuese.









